E pati puna e Smithit, Senatori amerikan e shokon me pytje per Hashim Thaçin VIDEO

Ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Hagës, Jack Smith, ka vazhduar sot dëshminë e tij para Komitetit Gjyqësor të Senatit amerikan, ku po përballet me pyetje të shumta nga kongresistët republikanë.

 

Seanca dëgjimore është fokusuar në hetimet dhe ndjekjen penale që Smith kishte ndërmarrë ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, me republikanët që pretendojnë dhe e akuzojnë atë për abuzim me detyrën zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

Përgjatë marrjes në pyetje, debati u zhvendos edhe te e kaluara e tij profesionale në Gjykatën Speciale.

Senatori Eric Schmitt, ishte i drejtpërdrejtë kur i tha se pasi i kishte humbur rastet e mëdha në ShBA, shkoi në Hagë për ta ndjekur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Klankosova.tv

Senatori Eric Schmitt: Mirë. Pasi humbët të gjitha këto raste të profilit të lartë në Amerikë, ju shkuat në Hagë, e saktë? Dhe ndoqët penalisht Presidentin e Kosovës në vitin 2020?

Jack Smith: Po, dhe ai sapo është dënuar për mbi 300 akte torture dhe 96 vrasje.

Senatori Eric Schmitt: Dhe pastaj ju patët mundësinë të ktheheni për të kapur Trumpin, a është kështu?

JS
Jack Smith:
Kjo nuk është aspak e saktë.
Momenti kur pyetet për Hagën nga minuta 4:46.