Arian Tahiri jep lajmin e madh per presidentin LIVE ne emision

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës është e interesuar për një unitet të plotë politik, përfshirë votimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë dhe zgjedhjen e presidentit të vendit.

 

Tahiri ka thënë se PDK-ja është e gatshme të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, me qëllim që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja. Sipas tij, ekziston vullneti që të gjendet një zgjidhje institucionale për situatën aktuale.

“Unë jam i mendimit që vullneti është për t’u zgjedhur presidenti. Nuk duhet asesi të shkojmë në zgjedhje. Pse me pas Vetëvendosja presidentin?”, ka deklaruar Tahiri në “Debat Plus”.