Gani Geci paralajmëron llapjanin që e ofendoj rëndë pasi ia takoj vëllain

Gani Geci ka bërë të ditur se sot është takuar me Jetmir Cakiqin, të cilin e prezanton si vëllain e TikTokerit Fabio Caldini, për të cilin pretendon se emri i vërtetë është Fatmir Cakiqi.

 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Geci ka thënë se Jetmir Cakiqi i ka kërkuar falje në emër të familjes së tij dhe i ka sqaruar se prej vitesh nuk ka kontakte me vëllain e tij.

“Jetmiri qenka një djalë shumë i mirë, familjar dhe prind i tre fëmijëve. Ndërsa vëllai i tij, Fatmiri, po jetojka në Zvicër”, ka shkruar Geci.

 

Geci ka bërë të ditur gjithashtu se, lidhur me kërcënimet që pretendon se i janë bërë, ka njoftuar Policinë.

“E kam lajmëruar Policinë për kërcënim direkt. Besoj se Policia dhe Prokuroria do ta kryejnë detyrën e tyre, ndërsa unë do ta kryej detyrën time, siç e kam bërë për 38 vjet: duke e mbrojtur nderin tim dhe familjen time”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Geci ka bërë edhe pretendime të tjera për Fatmir Cakiqin, përfshirë pretendimin se ai jeton në Zvicër dhe se nuk ka qenë në disa ceremoni familjare. Këto deklarata janë pretendime të Gecit dhe nuk janë të verifikuara në mënyrë të pavarur.

Në fund, Geci ka thënë se Jetmir Cakiqi e ka publikuar fotografinë e takimit të tyre dhe ka kërkuar falje, ndërsa ka përmendur edhe Fabio Caldinin, duke thënë se “puna mbetet te ai”.