Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa deklaroi se nuk është i propozuar si kandidat për president të Kosovës.
I pyetur nga KosovaPress, ai tha se nuk ka ndonjë dakordim me të lidhur me këtë çështje.
Mustafa: Jo, unë nuk jam propozuar
“Jo, unë nuk jam propozuar. Nuk është e dakorduar me mua”, tha Mustafa.
Ai, gjithashtu është pyetur se si i sheh komentet që mund të ketë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.
Për të njëjtën, ai tha se “nuk i sheh fare”.
Mustafa: Nuk i shoh hiç
“Nuk i shoh hiç”, tha ai.