Shifer e cmendur, Sa ia la në zarf Dua Lipa djalit të hallës në dasmë?

Dua Lipa ishte këtë fundjavë në Kosovë, ku mori pjesë në dasmën e djalit të hallës së saj, Andi Gjakova. Këngëtarja me famë botërore ka ndarë edhe pamje nga festa, duke treguar atmosferën e dasmës shqiptare dhe momentet me familjarët e saj.

 

Ndërkohë, sipas burimeve të gazetës, të cilat kanë kërkuar të mbesin anonime, Dua Lipa dhe familja e saj dyshohet se kanë lënë rreth 15 mijë paund në zarf për çiftin në ditën e dasmës.

 

Kjo shumë, nëse konfirmohet, do të ishte një nga dhuratat më të mëdha të raportuara nga një familje shqiptare në një dasmë, duke marrë parasysh edhe përmasat e familjes dhe famën ndërkombëtare të këngëtares.

Burimet kanë bërë të ditur se shuma është dhënë si dhuratë familjare, ndërsa deri më tani nuk ka një konfirmim publik nga Dua Lipa apo familja e saj lidhur me shumën e lënë në zarf.