Ndryshon gjithçka – Hykmete Bajrami jep deklaratë ‘bombë’ për zgjedhjen e Presidentit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është deklaruar lidhur me procesin për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke bërë të ditur se vota e saj do të varej nga emri i kandidatit.

 

Bajrami ka thënë se nëse kandidati për president vjen nga radhët e LDK-së, ajo do ta mbështeste atë, por ka theksuar se edhe emri konkret do të kishte rëndësi në vendimin e saj. Klan Kosova
“Varet prej emrit. Nëse ka kandidatë të LDK-së, unë votoj po”, ka deklaruar Bajrami.

 

Deklarata e saj merr vëmendje edhe për shkak të qëndrimit që kishte mbajtur më herët ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut për president. Bajrami ishte njëra nga gjashtë deputetët e LDK-së që nuk e mbështetën marrëveshjen për kandidaturën e Sejdiut.

Përveç Bajramit, kundër mbështetjes së Sejdiut ishin deklaruar edhe Avdullah Hoti, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri. Qëndrimi i tyre kishte krijuar dallime brenda LDK-së rreth procesit të zgjedhjes së presidentit.

Tash, Bajrami ka lënë të hapur mundësinë që ta japë votën e saj për një kandidat tjetër që vjen nga LDK-ja, duke e bërë të qartë se vendimi përfundimtar do të varet nga personi që propozohet për këtë pozitë