Momente tensioni gjatë vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Theth.
Një banor iu drejtua kreut të qeverisë me tone të drejtpërdrejta, duke u ankuar për një projekt që, sipas tij, e ka dorëzuar prej kohësh pa marrë përgjigje.
Gjatë bashkëbisedimit, qytetari deklaroi se i kishte kërkuar edhe gazetarit Fevzi Fevziu të ndërhynte, duke thënë: “Ngrihu! Ke 3 muaj kohë, jo më shumë.”
Debati tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, ndërsa Rama dha reagimin e tij lidhur me shqetësimin e ngritur dhe procedurat për projektin në fjalë.