Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së qytetarëve nga Kosova në protestat e zhvilluara në Tiranë, duke thënë se nuk do të kishte marrë pjesë dhe do t’u kishte bërë thirrje njerëzve të përmbaheshin.
Deklarata e tij vjen pasi në protestat e fundit janë parë edhe qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa debatet politike në Prishtinë dhe Shkup kanë ngritur akuza për organizim nga faktorë politikë.
Edhe Ali Ahmeti ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj protestave, duke i cilësuar si të nxitura nga kundërshtarë të Shqipërisë.