Me përfundimin e sotëm të afatit të KQZ-së për listat e partive me kandidatët e tyre për zgjedhje, LDK-ja tashmë ka kompletuar të sajën.
Derisa bëri bujë lënia e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit jashtë 10-shes së parë, emrat e përfshirë në të janë po ashtu karakteristikë, raporton IndeksOnline.
Ditë më parë, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, kishte bërë me dije se bartëse e listës do të jetë Vjosa Osmani.
1-shi do të pasohet nga vet Abdixhiku, me numër 2, teksa një prej anëtarëve më të votuara të LDK-së në zgjedhjet e kaluara, Doarsa Kica-Xhelili, do të ketë numrin 4.
Në 10-she do të jenë këta kandidatë: Albena Reshitaj me numër 7, Ukë Rugova me numër 8, Jeta Statovci me numër 9 dhe Anton Quni me numër 10.