Nga Besnik Krasniqi
Eh, këtij i thonë momenti i provës: Kush do zgjidhje e kush zgjedhje.
Për herë të parë në historinë politike të Kosovës, shumica parlamentare po ia ofron opozitës postin e Presidentit.
Po ia vë në dispozicion edhe nënshkrimet për tri kandidatura.
Nga sot, situata është kristal e kthjellët edhe për ata që gjuanin mjegull për negociatat e deritashme.
Nëse opozita do, sot, nesër ose më së largu të martën bëhemi me President të ri.
Nëse nuk do, shkojmë në zgjedhje më 7 qershor.
E, nëse prapë kemi zgjedhje, kemi me dëgju kukamë të madhe për rezultatin.