Vjosa Osmani ka ndarë me ndjekësit një moment të ngrohtë familjar në rrjetet sociale, teksa ka falënderuar të gjithë për urimet që mori me rastin e ditëlindjes së saj.
Në postimin e publikuar, Osmani shkroi:
“Dhe kur dita të fillon e të mbaron me këtë përqafim, nuk ka më asgjë që mundet me të lëkundë.
Ju faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta dje për ditëlindje! ”
Postimi i presidentes mori reagime dhe komente të shumta nga qytetarët, të cilët i uruan shëndet dhe suksese në jetën personale dhe politike.