Lajmi i Fundit: Albin Kurti sot vizitoi skenderajin, arsyja eshte e dhimbshme…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot ka vizituar familjen Dauti në Prekaz të Epërm të Skenderajt, në një moment të rëndë dhe emocional për ta, teksa po përgatiten për rivarrosjen e eshtrave të djalit të tyre, Sinanit.

 

Në një postim në Facebook, Kurti ka kujtuar se Sinani ishte vetëm 9 vjeç kur më 12 prill 1999 u mor nga forcat serbe, për të mos u kthyer më kurrë. Fati i tij mbeti i panjohur për 27 vjet, derisa eshtrat e tij u gjetën së fundmi në varrezat e fshatit Suhodoll të Mitrovicës.

“Pasditen e sotme bashkë me ministrin Andin Hoti ishim për ngushëllime në familjen Dauti në Prekaz të Epërm të Skenderajt. Eshtrat e tij u gjetën së fundmi në varrezat e fshatit Suhodoll të Mitrovicës”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

 

Sinani ishte vetëm 9 vjeç kur më 12 prill 1999 u mor nga forcat serbe për të mos u kthyer kurrë më. Për fatin e tij u kuptua vetëm pas 27 vitesh. E këtë të shtunë familja Dauti rivarros eshtrat e gjetura të djalit të tyre.

Pasditen e sotme bashkë me ministrin, Andin Hoti, ishim për ngushëllime në familjen Dauti në Prekaz të Epërm të Skenderajt.

Eshtrat e tij u gjetën së fundmi në varrezat e fshatit Suhodoll të Mitrovicës.

Dhimbja e kësaj familjeje nuk është vetëm e tyre, është plagë e hapur e gjithë popullit tonë.

Rivarrosja e eshtrave të Sinanit, është një akt i rëndë emocional, por edhe një akt i vonuar i dinjitetit njerëzor. Sepse çdo i rënë për liri meriton emër, vend dhe kujtim të përhershëm.

Kurrë nuk duhet të harrojmë që në gjakun e martirëve dhe dëshmorëve i ka rrënjët liria dhe themelet e shtetit.

Ne kemi për detyrë që të qëndrojmë pranë familjeve, jo vetëm në ditë përkujtimi, por në përpjekjen e vazhdueshme për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe për vendosjen e drejtësisë.

Pa drejtësi nuk ka paqe të plotë dhe pa të vërtetën nuk ka pajtim të qëndrueshëm.