Skuadra e Bayern Munchen arriti fitore 4:3 ndaj Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjes, Alvaro Arbeloa fajin për këtë humbje ia ka lënë gjyqtarit, shkruan Indeksonline
Sipas Arbelos ishte pikërisht Slavko Vincic që prishi këtë ndeshje.
“Referi e prishi ndeshjen. Ju s’mund ta largoni me të kuq një lojtar në një aksion të tillë”, u shpreh Arbeloa
Kujtojmë që Bayerni tani në gjysmëfinale do të luajë ndaj PSG-së.