“Ska gjë prej Gjermanisë” – Mërgimtari zbulon përvojë e hidhur për vendin që shumë shqiptar e shohin si ëndërr

Një përdorues që aktualisht ndodhet në Gjermani ka bërë një deklaratë të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë:

 

“Do të doja të largohesha prej këtu sepse gjithçka po shkon keq dhe nuk ka kuptim të qëndrohet më”, duke pyetur nëse dikush tjetër po planifikon shpërngulje në Zvicër.

Ndjenja e tij nuk është e vetme

Sipas disa sondazheve të fillimit të vitit 2026, rreth një në pesë persona në Gjermani po mendon të largohet nga vendi, me arsyen kryesore kërkimin e një “cilësie më të lartë jetese”.

Kjo deklaratë e shkurtër ka nxitur shumë reagime në rrjete sociale, duke hapur debat për dy imazhe të ndryshme të Zvicrës – atë të “shtetit ideal” dhe atë më realist.

“Ëndrra zvicerane”

Disa komente e përshkruajnë Zvicrën si një vend të qëndrueshëm ekonomikisht, me taksa të ulëta dhe sistem të fortë financiar. Sipas tyre, vendi shihet si një alternativë e dëshirueshme për ata që kërkojnë stabilitet dhe standard më të lartë jetese.

Debati vazhdon të rritet, duke reflektuar pakënaqësitë dhe pritshmëritë e ndryshme të qytetarëve në Evropë.