




Modelja dhe aktorja simpatike Arta Elezaj ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollcën, në Tv Klan.
Teksa humbi krah lojëtarëve të skuadrës së saj “Luanët e verdhë” në lojën e parë, përveçse humbën pikët, ata duhet t’iu përgjigjeshin nga një pyetjeje pikante. Për Artën pyetja ishte se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që ajo ka bërë dhe ajo që i kanë bërë të tjerët.
Ajo tha se dhurata më e shtrenjtë që ajo ka bërë ka qenë dashuria e saj për dikë, ndërsa dhurata më e shtrenjtë që i kanë bërë është ora që mbante në dorën e saj të majtë mbrëmjen e sotme.





Kujtojmë se ora që ajo mbante në dorë sonte është vënë re edhe nga faqet e veshjeve në Shqipëri në rrjetin social Instagram dhe sipas kërkimeve të tyre, ora e saj kushton plot 48 mijë Euro.SHIH VIDEON
Këtë të diel, “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollcën, ka patur të ftuar ndër emrat më ‘In’ të momentit, si Bardhi, Lumi B, Majk, Arta Nitaj, Arta Elezaj dhe Trejsi Sejdini.
Një ndër lojërat e para që u realizua në “Zemër Luana” ka qenë tërheqja e litarit, ku skuadra humbëse, siç ishte ajo e “Luanëve të Verdhë” duhej t’i përgjigjej një pyetjeje. Nga pyetjet e personalizuara, ajo e Lumi B, ka qenë se cilin konsideronte mikun e tij më të mirë në showbiz.