Komentatori i njohur britanik, Rob Daly në një prononcim për Gazeta Metro ka folur lidhur me paraqitjen e Ballkanit në ndeshjen kundër Sivasspor, të cilën suharekasit e fituan me rezultat 3-4. Ai ndër të tjerash ka veçuar paraqitjen e Armend Thaqit, Meriton Korenicës, Ermal Krasniqit dhe Lumbardh Dellovës.
Rob Daly është komentator i televizionit Premier Sports, ai përcjellë ngjarjet lidhur me skuadrën angleze, Tottenham Hotspur dhe gjithashtu komenton ndeshjet e Bundesligas.
Sipas komentatorit britanik pas paraqitjeve të lojtarëve të lartcekur ata kanë marrë vëmendje edhe nga klubet europiane. Ndërsa, deklaroi se për të kishte qenë kënaqësi e veçantë ta shikonte Ballkanin duke luajtur.
”Disa lojtarë që janë vërejtur më shumë dhe mendoj se do të kapin vëmendjen e klubeve europiane. Pra, kur ekipi i Ballkanit hyri në fazën e grupeve në garat europiane njerëzit filluan ta kuptojnë se janë shumë lojtarë të talentuar. Armend Thaqi është shumë e vështirë për të injoruar se çfarë ka bërë ai deri tash me golat dhe asistet e tij, goditja e tij ishte e pabesueshme. Ai i bëri koordinatat e duhura edhe me Korenicën në golin e tretë, ai duket si një lider i duhur dhe unë mendoj se ai ishte i jashtëzakonshëm.”, tha tutje Rob Daly.
”Korenica, përsëri një goditje dhe një gol shumë i bukur nga ai ishte gol i ngjashëm si kundër Slavia Prague dhe mendoj se ai me Ermal Krasniqin janë të rrezikshëm në secilën pozitë, kanë bërë një performancë brilante. Edhe mesfushori, Lumbardh Dellova ishte shumë i fortë me ndërhyrjet e sakta dhe posedim konstant të topit. Po e them edhe një herë ishte shumë kënaqësi që t’i shikoja këta lojtarë duke luajtur,” tha ai për Gazeta Metro.
Të enjten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 21:00 në një stadium sipas të gjitha parashikimeve të stërmbushur, me një atmosferë mbresëlënëse, kampioni në fuqi i Kosovës do të ndeshet kundër Sivasspor për të kërkuar edhe fitoren e dytë në grupe të Conference League. /gazetametro.net