U raportua se po largohet nga grupi parlamentar i VV’së, flet deputeti Meta

Gjatë ditës së sotme u raportua se deputeti Burim Meta i Listës Guxo është i pakënaqur me grupin e tij parlamentar dhe se është duke dashur të largohet për t’ju bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në lidhje me këtë, deputeti Meta është pyetur se si qëndron e vërteta rreth këtyre zërave për largimin e tij.

Meta e mohoi këtë duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë se dhe të gjitha janë vetëm disa shpifje.

“Nuk është i vertetë asnjë lajm ku flitet për largimin tim, unë mundem të kem një mendim ndryshe por kjo nuk do të thotë se kam pakënaqësi me grupin tim”, përfundoi Meta për Insajderi duke mos dashur të komentojë më shumë në lidhje me rastin.