Ky eshte djali qe dyshohet se vrau aksidentalisht babain me bjeshket e Deqanit

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot bjeshkët e fshatit Strellc në Deçan, ku një person humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri, raporton Sinjali.

 

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Shpend Hasanramaj, ndërsa i dyshuari është djali i tij, Erdonit Hasanramaj (26-vjeçar).

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkë. Rrethanat në të cilat arma është shkrepur dhe ka rezultuar fatale për viktimën janë ende objekt i hetimeve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po kryejnë ekzaminimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dalë me një version zyrtar mbi mënyrën se si ndodhi tragjedia, ndërsa hetimet janë në fazën fillestare.

Sinjali do të raportojë me të gjitha zhvillimet e reja sapo ato të konfirmohen nga burimet zyrtare.