Një nga personat e lënduar në aksidentin e trafikut që kishte ndodhur më 17 korrik në Mitrovicën e Jugut ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas Policisë, aksidenti kishte ndodhur rreth orës 14:15, kur një drejtues i automjetit, shtetas i Kosovës, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një grua, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë e përplasjes, ishin lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe katër pasagjere.
Më 22 korrik, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë.
“Mitrovicë Jug 17.07.2026-14:15. Dyshohet se vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia ka goditur veturën tjetër me vozitëse femër kosovare. Si pasojë janë lënduar të dy vozitësit dhe katër pasagjeret femra kosovare, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor. Më 22.07.2026 nga QKUK është njoftuar që njëra nga të lënduarat femër ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.