Vajza bie me kokë nga dritarja teksa po vallëzonte në xhamin e makinës (VIDEO)

Një vajzë ka shpëtuar mrekullisht kur ra nga dritarja e një vetureje që ishte në lëvizje teksa po vallëzonte në xham. Rasti ka ndodhur më Makhachkala të Rusisë.

Pamjet kur gruaja bie me kokë derisa po lëvizte kanë nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.

Megjithatë, ajo ngritet në këmbë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.