Pas vendimit, lajmerohet Albin Kurti – Deklarate e fuqishme na vjen nga Amerika

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në SHBA të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

 

Në këtë takim, Kurti ka njoftuar se ka pas vendimit ne hage ka ngritur çështjen e dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së

Ai ka thënë se ka shprehur shqetësimin per vendimin për dënimet e rënda dhe të padrejta, duke kërkuar që aktgjykimi të korrigjohet në shkallën e dytë të Apelit.

 

“Shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara. Procesi nuk ka përfunduar dhe presim që në apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e këtij aktgjykimi.”, ka shkruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se me të gjithashtu ka biseduar për zhvillimet politike e të sigurisë, marrëdhëniet Kosovë–Serbi, shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe perspektivën euroatlantike të Republikës sonë.

“E falënderova për qëndrimin e qartë të Mbretërisë së Bashkuar kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe vlerësova mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Me Mbretërinë e Bashkuar na lidh historia e çlirimit dhe shtetndërtimit, por edhe e ardhmja jonë e përbashkët euroatlantike. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, statusi i vendit kandidat për BE dhe thellimin e bashkëpunimit në siguri e mbrojtje ishin po ashtu pjesë e diskutimit të sotëm me znj. Pierce.”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv