![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Një veturë me targa serbe është parë mëngjesin e sotëm në Prishtinë, duke qarkulluar pa ngjitës në targa.
Nga pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, shihet vetura pa ‘stikersa’ në simbolet shtetërore në targa, duke lëvizur kah komuna e vjetër në Prishtinë.
Kujtojmë se më 4 tetor të vitit të kaluar ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e letrave ngjitëse në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Kjo marrëveshje parasheh që të mbulohen simbolet shtetërore të Serbisë në targa.