Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka reaguar në postimin e fundit të Bleona Qeretit, e cila u shfaq në rrjete sociale me një bluzë ku shkruhej “Hashim Thaçi”, shkruanIndeksOnline.
“Zemra ime”, i ka shkruar Leonora në koment Bleonës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Postimi i këngëtares erdhi pas vendimit të Dhomave të Specializuara, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Bleona, përmes fotografisë së saj, ka shfaqur publikisht mbështetjen për ish-presidentin Hashim Thaçi.