Ky është Biznesmeni nga Llapi që bashkëpunon me grupin e Radoiçiqit (EMRI/MBIEMRI)

Millan Radoiçiq, figura f amëkeqe e veriut që një ditë më parë përmes një video mesazhi është deklaruar me tone k ërcënuese ndaj serbëve të Kosovës, është politikan dhe biznesmen me pushtet në zonat e banuara me shumicë serbe në vend.

Përveç se i kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, Radoiçiq ka realizuar shtrirje të madhe në biznes, në Kosovë dhe në Serbi.

Kompania “RAD D.O.O”, e lidhur me Millan Radoiçiqin e që zyrtarisht është në pronësi të Radulle Steviqit, një person po ashtu i s anksionuar nga ShBA-të, në të kaluarën ka fituar tenderë nga institucionet shtetërore të Kosovës.

Biznesi i afërt me Radoçiqin ka bashkëpunuar edhe me biznesmenë shqiptarë të Kosovës, kishte zbuluar një hulumtim i Paparacit në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Ai është afaristi nga Podujeva, Arben Jetullahu, i cili ka bashkëpunuar disa herë me firmat që janë të afërta me Millan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq.

Si u realizua bashkëpunimi në mes biznesmenit nga Podujeva me anëtarët e grupit të Millan Radoiçiq?

Biznesmeni nga Podujeva, Arben Jetullahu, ka në pronësi kompaninë NNT “ABC”.

Kjo firmë disa herë për tenderët e marrë në veri ka bashkëpunuar me kompaninë “RAD”, pronë kjo e Radulle Steviq, i cili u fut në listën e zeze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“RAD” e Steviq nga komuna e Zveçanit, është firma më e suksesshme në përfitimin e tenderëve publik në komunat veriore të Kosovës – për rregullimin e infrastrukturës lokale.

Të dhënat publike tregojnë se nga korriku i vitit 2015 deri në dhjetor të 2018-ës kjo kompani ka fituar hiç më pak se 120 tenderë.

Disa prej tenderë më të mëdhenj që “RAD” i ka marrë në veri i ka realizuar në konzorcium me “ABC”-në.

Shqiptari nga Llapi ka hise në paratë e fituara nga kontratat publike të nënshkruar nga “RAD”, vlera e të cilave arrin deri në 13 milionë euro.

Por, me futjen në listën e s anksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, të Radulle dhe të tjerëve, prona e tyre është b llokuar.

Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të K rimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më f amëkeqe të k orrupsionit në Kosovë. Si njeri me autoritet përmendet edhe Millan Radoiçiq.