Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar konsullin e shkarkuar të Kosovës, Lulzim Krasniqin, për insistimin e tij në vendosjen e stemës së UÇK-së në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork.
Kajtazi ka deklaruar se ndonëse stema e UÇK-së konsiderohet e çmueshme, ambasadat dhe konsullatat nuk janë shtëpi private.
“Kallxoni dikush ish-konsullit ne New York se sado i shenjtë e i çmueshëm që është flamuri me stemën UÇK, nuk është simbol zyrtar i Republikës së Kosovës”, tha Kajtazi.
“Ambasadat dhe Konsullatat s’janë shtëpi private, por institucione të Republikës në të cilat vendosen simbolet sipas protokolit”.