Frizeri nga Gjilani për Bajram do t’i qeth falas veteranët dhe personat me kushte të rënda

Qethje me shkrepsë, flakë, e penjë janë vetëm disa nga karakteistikat e frizerit nga Gjilani, por ajo çka e karakterizon më shumë është inicativa që ka marrë ai për festën e Bajramit.

Faton Mushica ka vendosur që veteranët e personat me kushte të rënda t’i qeth falas për këtë festë.

Mushica thotë se këtë iniciativë e ka marrë për të shpaguar disi kontributin e tyre për liri.

“Sivjet e kam nisë këtë iniciativë me i liru nga pagesa veteranët e UÇK-së, njerëzit që s’kanë dhe personat me nevoja të veçanta”, thotë ai për insajderi.

Ka 22 vite që merret me këte profesion por Mushica thotë se tani ndihet i përmbushur me inicativën e tij.

Mushica thotë së këtë inicativë do ta vazhdojë jo vetëm në festa por edhe në ditët tjera.