Rastet e dh unës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dh unë f izike e p sikike nga bashkëshortët e tyre.
Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur në një shtëpi në rrugën ‘Ahmet Delija’ në Mitrovicë.
Sinjali mëson se rastin në P olici e ka d enoncuar 26-vjeçarja, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj e kishte s ulmuar f izikisht duke e g oditur në k okë.
Për a kuzat që i bëri bashkëshortja e tij, 29-vjeçari është ftuar të paraqitet në stacion për intervistim.
Pasi u thirr nga Policia, mitrovicasi kishte vendosur të ndahet me bashkëshorten e tij dhe për këtë kishte njoftuar babain e kësaj të fundit, duke i thënë:
‘Mundesh me ardhë me marrë çikën tane se nuk është më gruaja jem’.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dh unë në familje’, ndërsa 26-vjeçarja ka shkuar të jetojë te familja e saj./sinjali