




Enver Hoti ishte duke punuar në arën e tij kur u sulmua nga ujku.
Komuna bën të ditur se janë angazhuar ekipet për t’iu shmangur rreziqeve, ndërsa T7 iu sjell rrëfimin e protagonistit.
Enver Hoti, u përball me një ujk gjatë kohës që po lëvronte në arën e tij që gjendet në mes fshatrave Krushë e Nagavc.





Kjo tokë është planifikuar të mbillet me misër por puna mbeti në gjysmë, e krejt kjo për arsyet që tregon Hoti.
Nga gjithë kjo ngjarje ky banor u shqetësua shumë, megjithatë shpëtoi pa lëndime.
Mirëpo ky nuk është i vetmi që u frikësua nga kjo situatë.