Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka bërë një postim që ka tërhequr vëmendjen vetëm disa orë para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kadrijaj ka publikuar pamje nga Shëngjini, ku shihet së bashku me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, si dhe Vlorën, duke shkruar: “Gjithmonë krah qytetarëve të Deçanit!”.
Postimi i saj vjen në një moment të rëndësishëm politik, pasi të mërkurën, më 9 shtator, në ora 11:00, pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë pritet të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Për këtë arsye, postimi i Kadrijajt është komentuar si një sinjal i veçantë para zhvillimeve të nesërme në Kuvend.