Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Wiliam Walker, i cili sensibilizoi opinion ndërkombëtar për Masakrën e Reçakut tha se nuk ka qenë e vështirë për të që të deklarojë atë që pa mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999 ku 45 civilë të pafajshëm u morën nga fshati burra edhe djem të rijnë dhe nën kërcënimet e armëve të armatës së Serbisë dhe u vranë.
Walker tha se i tregoi botës se çka pa dhe kush mendonte se ishte përgjegjës për Masakrën.
“Pyeta se ku është Reçaku dhe çka ka ndodhur aty. Krejt rastësisht u vendos që të vijë dhe pashë atë që pash dhe pasdite tregova atë që kam parë, çka kam interpretuar dhe kush ka qenë përgjegjës për të. Nuk ka qenë e vështirë për të deklaruar për atë që pash në mëngjes, që 45 civilë të pafajshëm u morën nga fshati burra edhe djem të rijnë, nën kërcënimet e armëve të armatës së Serbisë dhe u vranë. Ishte e qartë se çka ndodhi aty dhe kjo ishte e vërteta për këdo që ishte me mua aty në mëngjes. Unë i tregova botës atë pasdite se çka pashë dhe kush mendoj se kush ishte përgjegjës”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, Walker e tha një gjë emocionuese. Ai tha se do të ishte krenar të varrosej në Reçak.
“Do të isha krenar të varrosesha në fshatin e Reçakut”, ka thënë William Walker, miku i madh i shqiptarëve.