Të jesh shofer me përvojë nuk do të thotë të dish gjithçka që duhet të dish për veturat, shkruan Gazeta Metro.
Për të qenë një shofer i mirë duhet të dini disa truqe të rëndësishme që ju mundësojnë të ruani dhe të keni kujdes më shumë rreth veturës tuaj.
Ju sjell më poshtë gjashtë truqe që ju bënë juve shofer më të mirë.
1. Largojeni ndryshkun me Coca-Cola
Thjesht spërkatni sipërfaqen e dëshiruar të ndryshkut me Coca-Cola, dhe më pas përdorni një furçë (ose një furçë dhëmbësh nëse zona është më e vogël) për ta fërkuar atë. Aplikoni dhe pastroni sipas nevojës. Mos harroni të pastroni zonën e pastruar me ujë pasi të keni përfunduar.
2. Përdorni shigjetën në tabelën kontrolluese për të ditur se në cilën anë është rezervuari i karburantit tuaj
Shpesh kur hyjmë në një pompë të derivateve hyjmë nga ana gabuar e rezervuarit, duke mos e ditur se ku është. Me anë të shigjetës të rezervuarit në tabelën kontrolluese në veturë mund ta dini se në cilën anë është rezervuari i karburantit.
3. Kurseni karburantin duke hequr peshën e padëshiruar në makinë
Pesha e veturës është njëri ndër problemet që karburanti shpenzohet më shumë, transmeton Gazeta Metro. Mirëpo për ta kursyer atë duhet hequr pesha e pa nevojshme nga vetura, sepse pesha e madhe bënë që motori të djeg më shumë karburant në mënyrë që ta përshpejtojë dhe ta mbajë në lëvizje veturën.
4. Kurrë mos e ndezni veturën menjëherë në dimër
Shumica e shoferëve gjatë dimrit e ndezin veturën menjëherë posa të hipin brenda saj. Por kjo është një gabim që keni bërë deri tani pasi që i ftohti mund ta dëmtoj baterinë.
Fillimisht duhet të ndizni dritat e veturës, pastaj prisni dy minuta dhe e ndezni makinën dhe kështu bateria nxehet dhe nuk dëmtohet nga temperatura e ftohta.
5. Përdorni një zhbllokuese të gypave për dëmtime të veturës
Zhbllokueset e gypave nuk janë të dobishme vetëm në kuzhinë ose banjo, por edhe jashtë saj.
Siç tregohet në fotografinë më lartë, një zhbllokues i gypave mund të përdoret edhe për riparimin e dëmtimeve të veturës, në raste se ajo është shtypur.
Lagini pjesën të cilën dëshironi ta tërhiqni, e gjithashtu edhe zhbllokuesin dhe më pas tërhiqeni me forcë derisa pjesa e dëmtuar të rikthehet në gjendje normale.
6. Përdorni detergjentin e enëve për të hequr papastërtitë nga dritarja
Detergjentet e larjes së enëve janë më të mirët për të pastruar dritaret e veturës dhe ju kushton më lirë.
Gishtërinjtë e njerëzve në xhama, jashtëqitja e shpezëve si dhe balta e ndryshme mund të jetë problem për çdo shofer, mirëpo që pastrohen lehtësisht me detërgjent të enëve.