Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtimen, ku një person ka humbur jetën pasi është gjetur i shtrirë pranë një marketi në rrugën “Tahir Sinani”.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se personi ka pësuar bllokim të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi.Mjekët që kanë ndërhyrë kanë bërë të ditur se kanë larguar një copë byreku nga fyti i tij, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai nuk ka arritur të mbijetojë.Rrethanat e plota të rastit pritet të sqarohen më tej.