Behgjet Pacolli, kryetar i AKR’së, ka reaguar edhe një herë kundër ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, pasi ky i fundit tha se kishte parë emrin e Pacollit në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve të Kosovës.
Pacolli, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka shpërndarë një fotografi të Pecit me fanellën që mbante për sponzor firmën ‘Mabetex Group’, e cila është nën pronësinë e deputetit të AKR’së.
“E kuptoni tani korrektësinë dhe sinqeritetin ose kontraverzitetin e këtyre “ministrave”?
Ky është një shembull praktik: dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime dhe vinte në shtëpinë time, ndërsa tani më quan vrasës.
Si mund të kuptohet kjo punë?“, ka deklaruar Pacolli.