Në sezonin e tretë të “Big Brother VIP Kosova”, një ngjarje shqetësuese ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur diskutime për kufijtë e humorit dhe respektin ndaj të tjerëve.
Aktori i njohur nga Shqipëria, Rezart Veleshnja, ka krijuar polemika të forta me sjelljen e tij ndaj banorit Burim Vatovci.
Rezarti, i njohur për humorin e tij, ka imituar dhe ironizuar gjestet e Burimit, duke nxitur një reagim të fortë negativ nga shikuesit dhe ndjekësit e programit.
Opinionistja Olta, e ka parë vetëm si imitim, duke mos e quajtur se ka qenë bullizim, nga ana e Rezit.
“Imitimit është karikaturë e së vërtetës, dhe Rezi është mjeshtër i imitimit”, tha Olta.
Ndërsa Milaimi i është kapur mendimit të Oltës. Sipas Oltës veprimi i Rezit ka qenë imitim, ndërsa sipas Milaimit ka qenë bullizim, apo siç tha ai “shtramim”.
“Më ka lënë pa tekst qeshja e atyre kur Rezi e shtramonte Burimin, unë kur e kam pa videon e kam pa si bullizim, Olta po e ndërron llafin, ti the ka bo mirë, ka bo mirë n’hamon edhe pikë”, tha Milaimi.