Helikopteri serb lëshon parashutistë në zonën kufitare, dyshohet që hyn edhe në territorin e Kosovës

Një helikopter i Serbisë gjatë mëngjesit të sotëm ka lëshuar disa parashutistë në kufirin me Kosovën, saktësisht tek fshati Miroc i Podujevës. Demokracia.com sjell detaje ekskluzive lidhur me këtë rast, me të cilin tani po merren Policia e Kosovës.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në fshatin Miroc të Podujevës, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Demokracia.com ka mësuar se banorët e kësaj pjese e kanë vërejtur një helikopter të Serbisë, i cili ka lëshuar disa parashutistë në zonën kufitare me Kosovën dhe ata dyshohet se kanë rënë edhe në territorin e Kosovës.

Sipas një familjari të dëshmitarit të rastit, i cili posedon edhe dëshmi, menjëherë është angazhuar njësia reaguese e policisë së bashku me njësinë e kufirit dhe ato tashmë janë duke u marrë me rastin.

Familjari i këtij dëshmitari ka treguar për Demokracia.com se në këtë lokacion ka dalë edhe njësia kufitare dhe nga një distancë disa metërshe e kanë vërejtur sërish helikopterin serb, i cili dyshohet se i ka mbledhur parashutistët serbë dhe ka vazhduar më pas drejt Serbisë.

Njësia e stacionit policor në Podujevë ka ardhur rreth orës 10:30. Në vendngjarje kanë mbetur policia kufitare me familjarin tonë si dëshmitar”, ka thënë ai për Demokracia.com.

Policia e Kosovës ende nuk ka qenë në gjendje të japë informacione zyrtare për këtë ngjarje të pazakontë përcjell Gazetar insajderi.org/