Per mire apo per keq? Zbulohet cfare shkruan motrae Bardhit per Sarën: U fute edhe ndryshove familjen tonë…

Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni festoi 28-vjetorin

e lindjes ditën e djeshme dhe në mesin e urimeve, ra më shumë në sy dedikimi i kunatës së saj, Afërdita Idrizi.

Në një mesazh dërguar ish Miss-it, motra e Bardhit, e cila fillimisht nuk e pranoi lidhjen e tyre, ka zbuluar detaje rreth raportit që kanë me njëra-tjerën.

Afërdita Idrizi shkuan se e gjykoi ish-banoren e BBV, por shtoi se pavarësisht kësaj Sara Gjordeni e ka falur, ndërsa thekson se kjo e fundit ka ndryshuar familjen e tyre.

“Shumë urime për njeriun dhe femrën më të fortë që kam takuar! Shumë urime për vajzën që unë fillimisht gjykova dhe prap ajo më fali. Shumë urime për vajzën që nuk e deshën dhe prap ajo nuk u ndal me vepra të mira! Shumë urime për vajzën që e gjuajtën me gur por bamirësitë e saj nuk pushuan së reshturi njëra pas tjetrës!

Urime për gruan e fortë që je dhe e shfaqe më së miri! Urime për gruan që ndryshoi familjen tonë! Shumë urime për nënën që po më bën hallën më të lumtur në botë! Të dua njeriu më i gjykuar në shoqëri po ashtu dhe më i drejti! Të bëhesh 100 e u shtofshin vajzat si ty!”, shkruan ajo.