Analisti, Nezir Kraki, para tre ditësh u shpreh i bindur se Franca nuk do i shet avion ushtarak Serbisë. Sot u vërtetua e kundërta.
Kraki, thoshte se Franca nuk do e bënte një gabim të tillë, të t’i japë teknologji të lartë francize një vendi, vend satelit i Rusisë në Ballkan.
“Nuk ka kushtëzime për dorëzimin e Milan Radoiqiçit, por që duhet të ketë para Serbia. Avionët kushtojnë, dhe Serbia nuk është ende partnere në kuptimin ushtarak. I vetmi vend që nuk i vendos sanksione Rusisë dhe vendi I vetëm që blen dhe tregton armetime me Rusinë. I vetmi vend në Evropë, vende që asipirojnë integrim, vend i cili zyrtarisht, publikisht dhe vazhdon të refuzojë mbi idenë në integrim në NATO. Franca nuk do të bënte një gabim të tillë që t’i japë teknologji të lartë francize një vendi, vend satelit i Rusisë në Ballkan”, deklaroi Kraku.
Por, kjo analizë e tij sot ra krejtësisht.
Kraki si duket ia ka huqur me parashikimet se çfarë mund të bëj Franca, pasi sot ndodhi e kundërta e asaj çka tha analisti.
Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, u takuan sot në Beograd, ku nënshkruan memorandume dhe marrëveshje bashkëpunim. Macroni po qëndron për një vizitë dyditore në Beograd.
Pas takimit, Vuçiq tha se Serbia do t’i zotërojë 12 avionë luftarakë dhe se kontrata për blerjen e tyre kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.