Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate thotë se subjekti politik i tij nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike. Ndërkohë, deklaron se Nisma ka diametralisht qëndrime të kundërta me ato të VV-së.
“Ne, asnjëherë nuk kemi pas vija të kuqe. Diametralisht kemi mendime të kundërta me VV-në për zgjidhjen e shumë problemeve… Ramushi ka qenë i qartë që punët dhe veprimet që i ka bërë Albini deri sot natyrisht që i ka shfrytëzuar mjeshtëri Vuçiqi dhe politika ruse, e cila është e interesuar për një destabilizim në rajon”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Jo vetëm Berisha, po ai deklaroi se i gjithë koalicioni është i bindur se kryeministri Albin Kurti nuk do të dalë sërish i pari në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.
“Kemi qëndrime të kundërta në situatën në të cilën Kurti e ka pru vendin dhe e cila duhet të dalë nga kjo situatë. Bindja jo vetëm brenda koalicionit, por Albini nuk do të dalë i pari… Kosova për herë të parë përballet me një fushatë elektorale, ku në pyetje është platforma e partive e cila do ta ruan substancën e shtetit e cila po rrezikohet. Këtu i kemi ne dallimet”, deklaro Berisha.