Adil Behramaj, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, i ka reaguar Përparim Grudës, pasi deklaroi se Ligji për Specialen nuk kishte asnjë gabim.
Behramaj ka thënë se Gruda është vendosur padrejtësisht në këtë pozitë.
Mes tjerash, ai i ka thënë Grudës “bëhu gati për garë”.
“Përparim Gruda po më vjen keq që për arsye që ne i dimë, po duhet të tolerohen intrigat dhe konspiraconet që po “ziejnë” rreth ligjit. Je vendosur padrejtësisht në këtë pozitë dhe të ka rënë hise të durosh lloj-lloj pallavrash. Por, mbaje kokën lart dhe ndjehu krenar! Edhe bëhu gati për garë”, ka shkruar Behramaj.