Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar deklarimet e fundit të presidentes Vjosa Osmani.
Ai ka bërë me dije se shefja e shtetit po e ngre alarmin e një konflikti në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se Osmani ka informacione të sakta për këtë çështje.
Sipas tij, kjo është situata më serioze se thyerjes se raporteve në mes të Kosovës dhe Perëndimit.
“Presidentja Osmani ka informacion te sakte prandaj po ngre alarmit e nje konflikti mes Policise se Kosoves dhe KFOR-it. Kjo eshte situata me serioze e thyrjes se raporteve mes Kosoves dhe Perendimit, si pasoje e veprimeve te Albin Kurti”, ka shkruar ai.
Më tej, Kajtazi ka treguar se pse Kurti po e bën këtë gjë.
“Besomni se Kurti as te thembra nuk u afrohet per patriotizem te tjereve, veçanerisht politikaneve qe vine nga UÇK-ja. Por, ai e urrej Perendimin dhe te gjitha veprimet i ben per ta thelluar krizen me Kosoves dhe aleateve. Kjo deklarate e presidentes do te duhet te shihej si alarmi me i madh i dhene ndonjehere. Jo pse nuk e kane thene te tjeret, por sepse e thote aleatjane dikurshme e Albin Kurtit. P.S Prej qe ka fillu jeten ne Marigone, Vjosa po i sheh gjerat ma ndryshe”, ka shkruar Osmani.