Eksperti i sigurisë, Agim Musliu në një postim të tij në facebook ka përmbledhur ngjarjet e tri ditëve të fundit në qytetin e Loznicës në Serbi.
Ai ka thënë se ky qytet mund të jetë një minierë litiumi, e për të ndaluar protestën e serbëve, pushteti prorus i Vuҫiqit, e ka menaxhuar mirë situatën, me rastin e Faton Hajrizit.
Sipas tij, është interesante se si ndodhi gjithë kjo situatë brenda një territori gjatë tre ditësh.
Postimi i plote:
3 dite ne Loznica te Serbise
Loznica, nje vendbanim ne Serbi, pritet te jete ne te ardhmen nje miniere litiumi. Protestat e serbeve te gjelber mund te beheshin problem, gjate vizites se paralajmeruar te kancelarit gjerman Scholz! Per ta menaxhuar sa me mire situaten, pushteti prorus i Vucic, i cili po perpiqet te mbijetoje dosido, tha se pikerisht ne Loznica, nje shqiptar (Faton Hajrizi) realizoi sulm terrorist duke vrare nje polic serb. pas dy ditesh u vra edhe shqiptari qe kishte ikur nga burgu i Kosoves. Interesant, e gjithe kjo brenda nje territori shume te ngushte, brenda nje kohe 3 diteshe!