Mërgimtarët “shmangin” Merdarën – te Dheu i Bardhë pritjet afro njëorëshe për të hyrë në Kosovë

Deri në 50 minuta janë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardhë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat e tjera kufitare janë lehtë të kalueshme, ku si për hyrje ashtu edhe për dalje pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Ajo që bie në sy, për dallim nga vitet e kaluara është se shumica e mërgimtarëve po e shmangin hyrjen në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë, njofton Klankosova.tv.

Në këtë pikë kufitare, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 3 deri në 5 minuta.