Një qytetar me dy akullore në dorë ia zë rrugën presidentes, truprojat e ndalojnë fizikisht

Presidentja Vjosa Osmani ishte nisur për të manifestuar 146-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pasi ajo zbret nga makina, papritur një qytetar tenton të kaloj rrugën duke mos e vënë re presidenten Osmani.

Qytetari që kishte në duar dy akullore ndalohet fizikisht nga truporja i presidentes Osmani.

Pasi qytetari ndaloi, presidentja tregohet modeste dhe i jep përparësi.

Pavarësisht kësaj, ai nuk kalon para presidentes.

I gjithë momenti është incizuar.

VIDEO: