Ky është Durimi, i riu që u mbyt në bregdetin shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak teksa ndodhej në bregdet.

 

Personat që ndodheshin pranë kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekipet mjekësore dhe efektivët e Policisë.

49-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku mjekët kanë bërë përpjekje për ta mbajtur në jetë. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe është konstatuar i vdekur.

 

Sipas dyshimeve të para, shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak, por autoritetet pritet të përcaktojnë shkakun e saktë pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve përkatëse.

Policia ka nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa pritet të sqarohen të gjitha rrethanat në të cilat ndodhi kjo ngjarje tragjike.

Ngjarja ka tronditur pushuesit dhe banorët e zonës, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, veçanërisht gjatë temperaturave të larta dhe qëndrimit në plazh, të tregojnë kujdes maksimal dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në rast të shqetësimeve shëndetësore.

Policia ka nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa pritet që hetimet dhe veprimet procedurale të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. Trupi i pajetë i 49-vjeçarit do t’i nënshtrohet procedurave të parapara ligjore, ndërsa autoritetet do të dalin me më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve hetimore