Donald Veshaj, i ftuar në ‘Cherry on Top’, mes të tjerash, ka komentuar lidhjen e binjakut të tij Romeos, me Heidin.
Ai u shpreh se i pëlqen lidhja e tyre dhe se e përkrah këtë lidhje, për sa kohë edhe Romeo është i lumtur.
Donaldi gjithashtu tregoi se ka patur komunikim të vazhdueshëm me mamin e Heidit, ndërsa realizuar edhe një lidhje telefonike LIVE.
“Romeo i merr përzemër situatat që i ndodhin edhe për personin që ka në krahë dhe ai bën për atë person”, tha aktori.
A të pëlqen romanca e tyre?
Donaldi: Normal që po, pse jo.
Romeo është i lumtur dhe unë jam i lumtur për të
Ka patur ndonjë komunikim me familjen e Heidit?
Donaldi: Po kam pasur një komunikim, kam folur me mamin e Heidit në telefon.
Kemi shkëmbyer disa mesazhe lidhur me disa nga situatat brenda shtëpisë.
Flasim atëherë kur duhet folur, për ndonjë situatë të caktuar.
Mund ta marrësh në telefon?
Donaldi: Me babain e Heidit s’kam folur kurrë, por me mamin e Heidit po.
Biseda në lidhje telefonike me mamin e Heidit
Mami i Heidit: Alo, Donaldi..
Donaldi: Alo, mirëmbëma si je? Po të marr nga emisioni I Borës
Ilir Shaqiri: Mirëmbrëma, edhe nga krushqit nga Italia
Donaldi: Është Ilir Shaqiri me ne, ishte një pyetje nga Bora, që çfarë marrëdhënie kishim bashkë
Mami i Heidit: Po po , çdo gjë është okay
Bora Zemani: Unë e dija, por më duhet ta bëja këtë pyetje.
Të përshëndes shume.
Shiko videon nga minuta 15: