Turqia po përjeton një nga vitet më të acarta në historinë e saj moderne. Kjo ka bërë që shumë rrugë të qyteteve të bllokohen shkaku i rënies së madhe të borës.
Si pasojë, përveç shumë automjeteve, edhe shumë autobusë kanë mbetur në rrugë për shkak të reshjeve të mëdha të borës – sidomos në qytetin e Stambollit.
Dhe në një rast të tillë, disa pasagjerë janë munduar ta shtyjnë një nga autobusët e mbetur në rrugë.
Mirëpo, derisa të tjerët e shtynin nga jashtë, një person shihet teksa mundohet ta shtyjë automjetin gjersa gjendet brenda tij.
Ky moment tashmë është bërë viral në rrjetet sociale teksa po merr komente të ndryshme.
Ndryshe, Stambolli është një ndër qytetet që më së shumti është goditur nga temperaturat e ulëta që kanë rënë nën 0 gradë Celsius. /Telegrafi/