Deklarata e Sami Lushtakut, reagon Hysni Mehani: Duhej të ishte prapa grilave

Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Sami Lushtakut, duke e akuzuar për hipokrizi dhe duke thënë se ai nuk ka të drejtë morale të flasë për demokracinë, mediat e lira dhe sundimin e ligjit.

 

Mehani tha se Lushtaku po flet për “regjim”, “shtypje”, “inskenime” dhe “fabrikime”, ndërsa sipas tij, vetë ka vepruar në kundërshtim me këto parime.

Postimi:

 

Sami Lushtaku paska fol për regjim, paska alaramu për mediat e lira, paska folur për shtypje, për inskenime, fabrikime e për diktat!

Dikush që do duhej të ishte prapa grilave për tentim-vrasje, po ligjeron e po moralizon për demokracinë. Po e vajton demokracinë me lot të krokodilit.

Dikush që me diktat i detyroj pronarët e lokalit t’i fshijnë kamerat për t’ia mbuluar duart me gjak, i detyroi pronarët e gjorë të kryejnë vepër penale, për ta inskenuar e fabrikuar rastin sipas nevojës së tij, ka guximin të ligjerojë për diktat, fabrikime e inskenime.

Dikush që e rrethoj Stacionin Policor para se të shkonte për të dhënë një intervistë, po ligjeron se qysh nuk duhet bërë presion mbi profesionistët.

Dikush që i ndiqte mediat deri në Drenas, që nuk lejon asnjë media të përcjell punët e Kuvendit Komunal, po ligjeron se qysh media është themel i demokracisë.

Dikush që i thërret “gazetarët” me kapuça të mbuluar për t’i raportuar, na ligjeron për media të lira.

Hipokrizitë si këto nuk duhet të kalojnë në një shoqëri të emancipuar, e shoqëria jonë ka dëshmuar që është mjaftë e emancipuar sa për të mos i përbirë këto gjepura.