“Me Luizin unë jam i ‘dashuruar’ përjetësisht deri në vdekje”/ Ronaldo “plas bombën”: Vesa ka pëlqim për…

E ftuar sot në “Fan Club” ishte Vesa Smolica, tashmë një ish-konkurrente, pasi spektaklin e mbrëmjes së djeshme, publiku votoi për ta nxjerrë nga loja. Raportin më të ngushtë brenda shtëpisë më të famshme, Vesa e ka patur me Riken, Artën, Erjolën.

Ajo gjithashtu është përfolur edhe për raportin me Romeon, të cilin shumë e komentuan si më shumë sesa miqësi. Megjithatë, Vesa sot vendosi t’i thoshte të gjitha, madje u vu përballë disa diskutimeve edhe për orientimin e saj seksual.

Moderatori dhe gazetari, Ronaldo Sharka të cilin e gjejmë çdo të dielë më panelin e jurisë në “Fan Club” hodhi dyshimet se Vesa mund të ketë pëlqim për Riken. Por artistja nga Kosova hodhi poshtë deklaratën e tij duke thënë se është e qartë në bindjet e saj seksuale.