Bardhi u largua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi mësoi se nëna e tij është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Mirëpo Sara ngriti dyshimet se e gjithë situata mund të jetë stisur nga menaxheri i Bardhit.
Për këto dyshime, ka reaguar sot pikërisht menaxheri i reperit, i cili nëpërmjet një postimi në InstaStory, përcjell fjalët e motrës së Bardhit.
“Pershendetje miq dhe familjarë. Ju detyrohem nje shpjegim te gjitheve per gjithcka qe degjova sonte ne prime. Gjendja e mamit eshte e njejte…Jam tmerrsisht e deshperuar nga fjalet dhe vetem nga dyshimi i cili behet per Nënën te cilen asnje femije nuk e perdor per nje loje qe aspak s’ka rendesi ne jeten tone!”, shkruhet në postim.