Ish-diplomatit të Kosovës në Bruksel, Labinot Hoxhas i është vendosur flamuri serb në veturë.
Kjo i ka ndodhur gjatë këtij vikendi, në Greqi – teksa po pushonte.
Vetë Hoxha e ka treguar ngjarjen përmes një postimi në Tëitter. Dyshon se aktin e ka kryer ndonjë huligan serb i futbollit.
” A nuk mund të pushojnë nga urrejtja të paktën për fundjavë”, ka shkruar ndër tjerash ai.